United Hospital

Xhelili: Gjilani rrezikohet nga klanet kriminale të organizuara nga regjionet e huaja

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Viti 2017 do jetë vit i shpresës së fundit për qytetarët e komunës së Gjilanit për shumë vite shpresë për një jetë më të mirë për ta sepse qytetarët tanë asnjëherë nuk i gëzuan ato premtime, por përkundrazi jeta e tyre dita ditës po rendohet duke ju vështirësuar jetesa në të gjitha drejtimet që kanë në jetën e përditshme shprehet Selver Xhelili i Republikanëve.

“Kaluan shumë vite e partia në pushtet po as përsëafërmit nuk arritën të plotësojnë sado pak premtimet që ju bënë qytetarëve të komunës sonë, e këta qytetarë tani janë në një mjegullirë të cilët kërkojnë ndëshkim e një shpresë të vetme për ndryshim. Qytetarët i provuan të gjitha subjektet në qeverisje në Gjilan dhe rezultati i tyre u pa dhe më s`ka mbetur rrugë tjetër pos një shpresë për ndryshim, e shpresa e fundit për ndryshim kjo ofertë duhet u mbështetur ajo është oferta republikaneve që do ketë politika ndryshe nga gjithë subjektet tjera. Republikanët do të ndryshojnë qeverisjen komunale në të mirë të qytetarit dhe do ja lehtëson jetën në të mirë të tyre dhe komuna do i kthehet qytetarëve jo grupeve të ndryshme t`i lihet në dorë grupesh interesave Drenicës e Llapit që po e shfrytëzojnë komunën e Gjilanit për t`i arritur qëllimet e tyre në bizneset e ndryshme për të përfituar nga këto gjera dhe përfaqësuesit tonë, duke mos guxuar as t`ja prishin timin, por duke i thënë vetëm puna e mbar haraqegjive të regjioneve tjera të cilët veprojnë në Gjilan” shprehet Selver Xhelili kryetar i Republikanëve.

FIDANISHTJA

Xhelili thotë se Gjilani po rrezikohet nga klanet kriminale të bizneseve të fëlliqura që po instalojnë personat me ndikim nga regjionet tjera duhet t`i dilet zot këtij vendi nga kjo dukuri sepse kemi obligim moral dhe obligim ndaj fëmijëve tanë t`i themi stop më servilizmit ndaj personave që nuk ja duan të mirën Gjilanit. Duhet ta stopojmë këtë dukuri sepse Gjilani po rrëshqet drejt një fundosje me pasoja të rënda, andaj gjithë qytetarët duhet që vitin 2017 ta shohin vitin e shpresës dhe vitin e ndryshimeve dhe ajo do vije” tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.