Fundamenti

Xhelili: Do të jemi pjesë e qeverisjes, presim fjalën e Lutës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se asnjëherë gjatë fushatës zgjedhore dhe as në balotazh nuk kanë kërkuar nga Lutfi Haziri poste apo pozita. Për ne e rëndësishme ishte fitorja dhe tani jam i sigurt se do të jemi pjesë e qeverisjes komunale dhe ne vetëm po e presim ta thotë fjalën e vet Lutfi Haziri thotë ai.

Ndonëse ishin partnerët e vetëm që i besuan Lutfi Hazirit që nga fillimi, Lëvizja Republikane e Selver Xhelilit akoma nuk e ka të qartë se me çfarë drejtorie do të udhëheq, raporton rajonipress.

Përfoljet në qytet se Selver Xhelili do të udhëheq me drejtorinë e Inspeksionit ai i quan si spekulime.“Ne as gjatë procesit zgjedhor e as gjatë balotazhit nuk kemi kërkuar pozita e as poste nga Lutfi Haziri. Për ne me rëndësi ishte fitorja. Megjithatë ajo çka neve na takon do ta marrim për të udhëhequr me Gjilanin ndershëm dhe jemi të gatshëm të marrim çfarëdo përgjegjësi që na jepet nga kryetari Haziri” tha Xhelili.

Xhelili tha se megjithatë i mbetet Lutfi Hazirit që të vendos për këtë problem, por një e di se ne do jemi pjesë e qeverisjes , nëse ajo do të jetë e ndershme dhe për interes të qytetarit, e kjo edhe është kusht për Republikanët tha Xhelili.

UBT

Xhelili tha se së bashku me LDK do të jenë në bashkëqeverisje dhe çdo përgjegjësi që i jepet republikanëve ne do ta kryejmë me nder sepse kemi kuadro të reja për të qeverisur në ato pjesë ku na jepet hisja.

Megjithatë emri i Selver Xhelilit se kandidat i mundshëm për të udhëhequr me Inspeksionin Komunal apo Drejtorin e Kadastrit e Urbanizmit është bërë nga fakti se ai është në përfundim të studimeve të masterit në Ndërtimtari dhe ka një përvojë të mirë në fushën menaxheriale.

Ajo çka është e rëndësishme Selver Xhelili thotë se gjatë udhëheqjes së posteve politike si në Universitet, biznes dhe në komunë asnjëherë nuk ka pasur ndonjë procedurë gjyqësore dhe thotë se çdo detyrë e ka kryer me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë. /rajonipress/