FITORJA

Xhelilaj : Kur e braktisa shkollën, babai nuk më foli për një vit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nik Xhelilaj tashmë është një nga aktorët premtues në telenovelat turke, të cilat po pushtojnë Evropën e më gjerë.

I njohur si aktor i shumë filmave në Shqipëri, ai tashmë është bërë pjesë e serialeve turke, sinjë nga protagonistët e telenovelës “Qyteti i humbur”.

Ai ka shkuar në Turqi për herë të parë kur ishte 12 vjeç, pasi ka qenë në shkollën ushtarake në Stamboll. Pastaj u arratis që andej pas 5 muajsh.

Xhelilaj ka treguar se babai i tij, nuk reagoi mirë pasi ai braktisi shkollën dhe vendosi të bëhej aktor.

Fundamenti

“Ai u çmend rreth këtij fakti dhe sigurisht që nuk ishte aspak dakord kur unë vendosa të studioja aktrim. Por unë nuk u dorëzova. Im atë nuk më foli përreth një vit sepse unë ika nga shkolla ushtarake. Në fakt unë doja të studioja në universitet për drejtësi, por nuk munda. Gjatë asaj kohe ishte një kurs special për aktrim dhe ishte gjë e re në Shqipëri. Vendosa ta provoja dhe të trajnohesha e të merrja leksione për tre muaj. Që aty më rekomanduan për në universitet. Pas përpjekjes sime të dytë u përzgjodha për të studiuar aktrim,” ka rrefyer ai per mediat turke.

Aktori shqiptar, tani eshte pjesë e “Qytetit të humbur”, me rolin e Kadirit.

“Unë jam takuar me Harika Uygur gjatë kohës që isha duke punuar për një projekt. Atëherë luaja në “Three Roads – Uc Yol”, i drejtuar nga Faysal Soysal. E teksa isha duke punuar atje u takova me Tomris Giritlioglu dhe ajo më ofroi rolin e Kadirit në këtë projekt,” ka rrefyer ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.