Eko Higjiena

Xhelal Selimi: Jam shpallur i pafajshëm sepse isha i pastër, nuk lejojë të njolloset as emri im, e as kompania

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Xhelal Selimi pronar i kompanisë “Calabria” ka reaguar ndaj një deklarate të Sami Kurteshit dhënë një mediumi qendror se gjoja ai është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Ky deklarim i tij është qesharak dhe do ta padisë për shpifje nëse nuk kërkon falje ndërkohë. Unë jam hetuar dhe jam shpallur i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Gjilanit. Që nga fillimi isha i pastër si loti dhe doli se tendencat e disa hetuesve dhe prokurorëve ishin të ditura shprehet Xhelal Selimi.

Xhelal Selimi me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit më 28 tetor 2017 është shpallur i pafajshëm. Selimi së bashku me Berat Nikën, Kreanre Macula dhe Nehat Veliu dyshoheshin për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, raporton rajonipress.

Mirëpo kryetari i trupit gjykues në Gjilan, Naser Maliqi në aktgjykimin e tij lirues ka thënë se të pandehurit lirohen nga aktakuza sepse sepse ajo (aktakuza) ka qenë në kundërshtim me vetveten.

Në aktgjykim është thënë se të pandehurit Berast Nika, Kranare Macula dhe Nehat Veliu nuk është vërtetuar se me datën 08.04.2015 në kohë të papërcaktuar në Gjilan, në cilësinë e personave zyrtar për miratim dhe vlerësim të projekteve në AZHB në Ministrinë e Bujqësisë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe për të pandehurin Xhelal Selimi , pronari i “Calabria” kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.

Xhelal Selimi thotë se që nga fillimi është parë se ka pasur tendencë nga hetuesit dhe prokuroria që ai të njolloset. “Unë isha i pastër si loti sepse kam punuar me mund e djersë tash e 23 vite në produktet e mishit. Jam i befasuar dhe i zhgënjyer që hetuesit dhe prokurorët merren me thashetheme dhe deklarata të paverifikuara” shprehet Selimi për rajonipress.

RCCOLA

Selimi thotë se për hir të së vërtetës duhet ta demantojë deklaratën e Sami Kurteshit në një medium televiziv në Prishtinë, se gjoja unë jam duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. “Çdo politikan duhet të ketë përgjegjësi për fjalën publike, aq më parë Sami Kurteshi që ka qenë udhëheqës i Ombudspersonit. Unë jam shpallur i pafajshëm me dokumente dhe argumente dhe nuk do të lejojë për asnjë minutë që të njolloset emri im dhe kompania ime. Nëse Sami Kurteshi nuk kërkon falje publike, unë do ta padisë në Gjykatë për shpifje” tha Selimi.

Selimi tha se tërë kohën ka punuar me sinqeritet dhe angazhim familjar për ta bërë këtë pasuri që tani e posedon. “I kam afërsisht 70 punëtor që do të thotë se 70 familje krijojnë të ardhura mujore dhe të goditem në këtë mënyrë vetëm pse dikujt i bëhem pengesë në biznes apo në rivalitet, vërtetë është e dhimbshme” u shpreh Selimi.

Selimi tha se ka vërejtje edhe tek hetuesit policor. “Jo gjithçka që fluturon duhet të merret e saktë dhe tu servohet njerëzve. Unë udhëheqi një kompani serioze që ka ndihmuar shumë familje edhe para luftës, gjatë dhe pas luftës. Asnjë dënim, as nga ATK-ja dhe asnjë vërejtje nga auditorët apo ekspertët financiar nuk e kam pasur. Është koha e fundit që etiketat të marrin fund dhe bizneset mos të pengohen në punën e tyre”.

Selimi mendon se nuk ka patriotizëm më të madh se ta ndihmosh një familje kosovare në këtë situatë të vështirë ekonomike. “Shteti duhet ta avancojë të bërin biznes dhe jo të jetë pengues dhe ngulfatës i saj” porositi Selimi./rajonipress/