UBT

Xhejlanja: Do ta ndryshoj gjendjen e femrës dhe do të jem zi i fuqishëm në mbështetje të saj

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prioritet, nëse do të jem në Kuvend, aty ku synoj të jem, do ta kam fuqizimin e femrës në vendimmarrje, do të jem zë i fuqishëm i punësimit të rinjve, në profesionet e tyre që kanë ose janë të kualifikuar. Po ashtu, do të jam shumë zë i fuqishëm për familjet me nevojë që të ndihmohen, dhe për fund do të jem për me votën time në çdo propozim që vjen që është në dobi të qytetarëve të Novobërdës”, ka shtuar në fund të këtij shënimi, Xhejlane Behluli, kandidate e LDK-së për këshilltare komunale.

Quhet Xhejlane Behluli, një vajzë shkollare nga fshati Pasjak. Ajo me kohë ka kryer shkollën fillore po në këtë fshat, ndërsa ka të kryer shkollën e mesme, Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, drejtimi i Shkencave Shoqërore. Tash kjo e re nga Pasjaku, po zgjohet dhe po e sheh ndryshe këtë jetë në liri.

Pse jo? Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo është regjistruar me kohë në Fakultetin e Psikologjisë, drejtimi Psikologji e përgjithshme pranë Universitetit ”Fama” në Gjilan, në vitin 2007/2010. Pas kryerjes së këtyre studimeve, ka fillaur të punojë në një kompani ku ka pasur një biznes familjar.

E pyetur, ku pas këtij biznesi, ajo na u përgjigj me pak fjalë: “Po, tha Xhejlanja, -pas gjithë asaj përvoje pune efektive, ku kam menaxhuar deri në 50 punëtorë, më shkoi mendja ta regjistroj Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku jam afër diplomimit. Edhe këto studime do t’i kryej me kohë e me sukses, besoj. Mandej, nga viti 2010, jam zgjedhur si anëtare e Kryesisë së LDK-së, dega në Novobërdë. Mandej, pas 3 vjetësh, në vitin 2013, u kandidova si anëtare për Kuvend Komunal të Novobërdës, ku arrita të jem pjesë e Kuvendit në fjalë, pasi isha femra e dytë më e votuar. Mandej, më është liruar vendi dhe kam përfunduar mandatin tim si anëtare e LDK-së në Kuvendin Komunal të Novobërdës.

Mobi Casa

Mandej, shton Xhejlanja, -në nëntor të vitit 2016 kam marrë pëlqimin nga gratë pjesëmarrëse t’a përfaqësoj gruan nga Novobërda në Qendër të LDK-së dhe të jem pjesë në listën LDK-së për këto zgjedhje lokale të vitit 2017 duke u renditur e 3-ta në listën zgjedhore. Jo vetëm kjo.

Unë, shtoi Xhejlane Behluli, – gjatë mandatit si anëtare e Kuvendit kam qenë zë i fuqishëm i problemeve që ka pasur në fshatin tim. Dihet mirë se, qe katër vite me radhë, fshati im ka qenë krejtësisht i lënë anash në investime nga Kryetari aktual i Novobërdës. Si e re dhe si kandidate e ardhshme e subjektit që do ta përfaqësoj, do të ngre zërin për të ndryshuar jetën e gjithëmbarshme në fshat e kudo tjetër. Sepse, fshati ynë sot ka halle jete. Ka probleme të shumta. Këto probleme të do të tejkalohen me punë dhe me aktivitet të përkrahur nga rinia dhe qytetarët e këtij lokaliteti.

Pse jo? Prioritet, nëse do të jem në Kuvend, aty ku synoj të jem, do ta kam fuqizimin e femrës në vendimmarrje, do të jem zë i fuqishëm i punësimit të rinjve, në profesionet e tyre që kanë ose janë të kualifikuar. Po ashtu, do të jam shumë zë i fuqishëm për familjet me nevojë që të ndihmohen, dhe për fund do të jem për me votën time në çdo propozim që vjen që është në dobi të qytetarëve të Novobërdës”, ka shtuar në fund të këtij shënimi, Xhejlane Behluli, kandidate e LDK-së për këshilltare komunale./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj: