Fundamenti

LDK u bënë thirrje gjilanasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit edhe për këto dy orë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas informative të komisionerëve dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, shihet një trendi i rritje për të votuar nga ana e qytetarëve në orët e pasdites. Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, u ka bërë thirrje atyre qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur procesit të votimit.

“Deri tani nuk kemi të raportuar asnjë parregullsi që do ta dëmtonte procesin, por i lus qytetarët që akoma nuk kanë dalë për të votuar, që ta bëjnë këtë si dinë ata, në mënyrë të qytetëruar e solemne”, theksoi Ismajli.

Eco Higjiena

Ismajli ka falënderuar gjilanasit për kulturë të lartë qytetare e demokratike të treguar në këtë proces, që është model për Kosovën./rajonipress/