Xhejlane Behluli një kandidate e përkushtuar që synon ulësen e asamblesë
Gjilan – Xhejlane Behluli është aktiviste e palodhur e Forumit të Gruas së LDK-së në Artanë, një z i fuqishëm i të drejtave të grave dhe me një bagazh shumë të madh familjar, duke qenë vajza e Isak Behlulit, gjithashtu një aktivisti të jashtëzakonshëm të LDK-së i cili u nda nga jeta para një viti, shpreson të marrë përkrahjen e qytetarëve të kësaj komune
Xhejlane Behluli ka një karrierë të mirë politike duke qenë pjesë e Forumit të Gruas edhe në nivel qendror. Ajo synon ulësen e asambleistes duke përmbushur edhe amanetin e prindit të saj Isak Behlulit i cili la gjurmë të thella tek shqiptarët dhe tek shumë qytetar në Artanë të cilëve u ndihmojë në çdo kohë.
Xhejlane Behluli shpreson shumë që të jetë një zë i drejtë dhe i fuqishëm në asamblenë komunale sepse siç thotë ajo Artana ka nevojë për ndryshime dhe ka nevojë që në krye të saj të jetë Bajrush Ymeri.
Lexojeni postimin e plotë të Xhejlane Behlulit adresuar qytetarëve të Artanës
Të nderuar familjarë, shoqëri ku do që ju kam, jeni të shumtë e di nga e gjithë Kosova, në përkrahje të Kryetarit Bajrush Ymeri, kandidat për Kryetar të Artanës nga LDK si Kryetari më i suksesshëm për dy mandate, ju ftoj t’a përkrahim maksimalisht për Kryetar të Artanës. Sot poashtu kam marrë konfirmimin që do të jem kandidate në zgjedhjet Lokale të vitit 2017 nga radhët e LDK në Asamblenë Komunale të Artanës (Novobërdës) me numër rendor 3.
Gjatë këtyre viteve aktivitet kisha afër edhe babin tim tani të ndjerë një aktivist i flakët i LDK-së, po vazhdoj këtë rrugë sepse ka qenë dëshira e tij, ku 1 muaj e gjysmë pas vdekjes së tij ju plotësua dëshira të jem pjesë e Asamblesë Komunale të Komunës së Novobërdës, po vazhdoj të punoj shumë ashtu si ai ka dëshiruar, faleminderit shumë të gjithë juve që po mundoheni në përkrahjen ndaj kandidimit tim, ju premtoj që do të jem e përgjegjshme ndaj secilit nga ju, dhe do të jem zëri juaj në Kuvend, nëse arrij të hy në Kuvend.
Si anëtare e Kryesisë së LDK-s 2010-2014, si delegate femër nga Komuna e Novobërdës në zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Qendër, si Kryetare e Forumit Gruas në Artanë, tani edhe 1 muaj si Asambleiste, pres përkrahjen tuaj ku do të jem zë i fuqishëm i Gruas në vendimmarrje, zë i fuqishëm i punësimit të rinis në profesionet që kanë, familjet me nevojë të ndihmohen dhe ajo në fund çdo gjë që është në dobi të qytetarëve do të jem Pro me votën time në Kuvend.
Pres përkrahjen tuaj dhe besoj në ju ka shkruar Xhejlane Behluli./rajonipress/


