UBT

Xhavit Haliti: Albin Kurtit ia kanë ndaluar të flasë në emër të UÇK-së, roli i tij ka qenë minor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i hershëm, Xhavit Haliti, ka folur mbrëmë rreth deklarimeve nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së.

Haliti ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, por se roli i tij ka qenë minor.

“Unë e di kohën kur ai është angazhuar, është angazhuar në zyrën e zotit Demaçi dhe Demaçi ka qenë i ngarkuar për ndërtimin e asamblesë së Kosovës në kohën e luftës, kur nuk ka funksionu parlamenti i Kosovës. Se a ka qenë në beteja ose jo se unë nuk e di, nuk kam qenë as vetë këtu, por roli i tij në UÇK ka qenë minor”, ka thënë Haliti.

Hidromorava

Ai ka përmendur edhe një mospajtim që thotë se Kurti e ka pasur me strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ia kanë ndaluar të flas në emër të UÇK-së.

“Unë kam folë me bacën Adem vetë saherë lidhur me Kurtin, ai ka qenë njohës i mirë i gjuhës serbe dhe angleze edhe shqipe kuptohet dhe i ka shërby zotit Adem shumë në përkthime, por e ka pasur një problem, që nuk dua ta nxjer, një përplasje e ka pasur me strukturat drejtuese të UÇK-së, të cilat ia kanë ndaluar të flas në emër të UÇK-së. Nuk e di, e ka bërë një deklaratë që s’iu ka pëlqy drejtuesve kryesorë. Mirëpo, pas luftës i kemi shku në shtëpi. Kemi qenë unë, Hashim Thaçi e se di edhe kush ka qenë, mduket Bilall Sherifi”, ka thënë Haliti në ATV./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.