Fidanishtja

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm

Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, ka folur për çështjen e vendit kandidat për Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyrtari kyç për politikat e zgjerimit në BE, ka thënë se ai ‘’personalisht beson’’ se duhet të fillohet me shqyrtimin e aplikimit të Kosovës që është bërë në dhjetor të 2022.

‘’Personalisht, besoj se është shumë e rëndësishme që të fillojmë shqyrtimin e aplikimit të saj. Mendoj se, siç e dini, pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën janë hezituese. Por nuk bëhet fjalë vetëm për këto pesë shtete. Ka pasur gjithashtu probleme në veri të vendit dhe tani është rikthyer çështja e Dhomave të Specializuara’’, ka deklaruar ai.

AR Katana

Koopman, e ka vlerësuar si ‘’jashtëzakonisht të padobishme’’ çështjen e ligjit për Specialen, duke thënë se Kosova duhet të ‘’dëshmojë plotësisht përkushtimin e tij ndaj rrugës evropiane’’.

‘’E kuptoj se sot është miratuar një ligj. Kjo është jashtëzakonisht e padobishme. Unë do ta shihja çështjen në mënyrë të kundërt: për shkak se kemi një situatë delikate institucionale, me pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, vendi në të gjitha këto çështje të tjera duhet vërtet të tregojë dhe të dëshmojë plotësisht përkushtimin e tij ndaj rrugës evropiane’’, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka vlerësuar se ligji për Specialen ‘’nuk duhet të miratohet’’, dhe se, ‘’situata në veri të vendit të menaxhohet siç duhet’’.

‘’Kjo do të thotë të mos miratohet ligji për Dhomat e Specializuara dhe të sigurohet që situata në veri të vendit të menaxhohet siç duhet. Mendoj se, nëse kjo bëhet, është plotësisht e realizueshme që Këshilli i Bashkimit Evropian ta ftojë Komisionin Evropian të fillojë punën për aplikimin dhe të japë një opinion, që është hapi i ardhshëm. Më pas, i takon Këshillit të vendosë nëse Kosovës do t’i jepet apo jo statusi i vendit kandidat’’, ka vijuar më tej ai.

Në fund, Koopman ka thënë se nuk duhet të jetë ‘’shumë e vështirë’’ që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat me kushtin që vendi t’i përmbush kërkesat e lartpërmendura, porse, ka shtuar ai, ‘’ende nuk jemi në atë pikë’’.

‘’Kosova është partnere në procesin e zgjerimit dhe financimi i saj vjen nga një instrument që quhet Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Prandaj, nuk mendoj se duhet të jetë shumë e vështirë që vendet t’i japin Kosovës statusin e vendit kandidat, me kusht që ajo t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa. Por ende nuk jemi në atë pikë’’, ka thënë Koopman për Atlantic Council Europe Center.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.