Xhavit Hajdari sërish telashe me ligjin
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Xhavit Hajdarit pasiqë dyshohet se ka sulmuar fizikisht Asllan Bunjakun duke e goditur me grushta në pjesën e fytyrës.
Xhavit Hajdari sërish ka përsëritur një vepër penale, por kësaj radhe nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga Prokuroria e Gjilanit e cila ka ngritur aktakuzën ndaj tij për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas aktakuzës të ngritur nga prokurori Esat Ademi, Xhavit Hajdari dyshohet se më 17.10.2016 në qendër të qytetit në Gjilan ka pasur një konflikt verbal me Asllan Bunjakun, rreth publikimit të trajtimit mjekësor të bashkëshortes së të dëmtuarit në KTV, të njëjtin e sulmon fizikisht, duke e goditur me grushta në pjesën e fytyrës, me ç`rast i shkakton lëndime të lehta trupore.
Prokuroria e ka akuzuar edhe Asllan Bunjakun pasiqë e ka goditur me grushta Xhavit Hajdarin. Sipas Asllan Bunjakut, Xhavit Hajdari e ka ndalur dhe i ka thënë:”Ta qifsha nanën dhe më goditi me grushta”./rajonipress/


