Fundamenti

Xharra: Nuk lahen mëkatet para varrit të Adem Jasharit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Familja Jashari është një prej familjeve që ka sakrifikuar më së shumti për çlirimin e Kosovës. Që nga paslufta në datat kur kjo familje humbi 20 anëtarë, me 5,6 dhe 7 mars, jemi mësuar të shohim shumë personalitete politike që shkojnë tek varret e tyre për nderime.

Mirëpo nuk janë të pakët edhe ata të cilët në këto ditë shkojnë pranë varreve të Jasharajeve nga dëshpërimi për të larë mëkatet e tyre.

Pikërisht për këtë gjë ka shkruar edhe kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra.

Ajo përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk lahen mëkatet para varreve të Jasharajve.

Sipas Xharrës, këto “nderime” pranë varreve të tyre nuk do t’i kishte besuar as Adem Jashari dhe familja e tij./Zeri/

Lexoni statusin e plotë të Arbana Xharrës:

ARKATANA

Kush do ta kishte besuar qe pas 18 vjeteve do te ngelnin shume pak persona te gjalle, per te cilet do te mundnim te shkruanim qofte edhe nje rresht te mire, pa u frikesuar se po gabonim rende.

Dhe keto mendime te vertiten neper koke tek i sheh figurat ‘me te ndritura’ politike, shoqerore dhe morale te vendit tone, kah shkojne ne peligrinazh tek varrezat e Jashareve.

Me shume se sa nderim per te renet, kjo duket nje perpjekje deshpruese e tyre per t’i lare mekatet e shumta.

Sigurisht se kete nuk do ta kishte besuar Adem Jashari dhe familja e tij.

Nuk do ta kishte besuar qe hajnat dhe kriminelet e te gjitha ngjyrave do te thyenin kurrizin para varrezave te tyre, ashtu sic e thyejne besimtaret para kishave dhe xhamive, per t’i pastruar shpirterat e mykur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.