GRANDEMALL

Xhandarmeria serbe sërish hyn në fshatin Karaçevë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Xhandarmëria serbe dhe paramilitare rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 hyrën në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe hyrën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës i vërejtëm hyrjen e tyre dhe në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot hyjnë të armatosur deri në dhëmbë ka shkruar Selver Lenjani.

Letra e Selver Lenjanit

Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës.

Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd.
Vallë të nderuar Institucione të Republikës së Kosovës, Znj.Presidente e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministër i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca sepse ju jeni Krerët e Shtetit dhe keni votën e qytetarëve të Kosovës t’i dilni ndihmë banorëve të fshatit tonë sepse ndihemi të frikuar që nga viti 2001 çdo ditë e më shumë.
Për t’a stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe dhe tërë forcave të Republikës së Serbisë që hyjnë në Kosovë, lënë vend për brenga dhe shqetësime tejmase.

Besoni se kur policia e Republikës së Kosovës e ka të ndaluar hyrjen në fshatin Karaçevë çka do që ndodh nuk ka qasje në rrugën e asfaltuar por duhet të ecin në rrugë tjetër nëpër kodra dhe rrezikohet edhe jeta e tyre për të hyrë në fshatin Karaçevë. Por kur rastësisht policia e Kosovës shkelin në rrugën e asfaltuar, Beogradi Zyrtar me komplet institucionet më të larta të Republikës së Serbisë në krye me Presidentin e Republikës së Serbisë Z.Vuçiçi urgjentisht alarmon Brukselin Zyrtar dhe gjithë mekanizmat relevantë të botës me një kërkesë iu shkruan, shikoni se çka po provokon në këtë pjesë Policia e Kosovës kur rastësisht hyn.

Alarmone Brukselin Zyrtar për hyrjen e Policisë së Kosovës dhe ky problem është sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake e Kumanovës. Edhe pse banorët e brezit kufitar kemi dokumentacionet kadastrale që është tokë e jona, edhe sipas hartave gjeografike, hartografike, pedologjike, kadastrale se është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës.

UBT

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë t’i falim askujt,por edhe është një porosi nga banorët e brezit kufitar-Bashkësia Lokale e keni për obligim ta ngritni këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’a përkrahni mbrojtjen e këtij fshati të gjithë delegatët e Kosovës.

Edhe pse shpesh herë ndodh hyrja e tyre dhe askush nuk merret me këtë problem por ne banorët e fshatit do të qëndrojmë në tokat tona stër-gjyshërore por një gjë duhet t’a dinë të gjithë qytetarët e Kosovës se ne nuk kemi tokë ti falim askujt e sidomos shtetit të Serbisë.

Presim nga Krerët e Shtetit dhe nga gjithë delegatët e Kuvendit që të na dilni në ndihmë për ruajtjen e territorit të kësaj pjese të Kosovës si dhe shumë problemeve tona.

BASHKËSIA LOKALE e fshatit Karaçevë e Poshtme e falënderon NATO-n, KFOR-in, Brukselin Zyrtar, Bashkimin Evropian, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara.

Pa ndihmën e këtyre është jeta e pamundur për ne. Ne jemi mirënjohës për NATO-n, KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.
Presim përgjigje pozitive nga ju!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.