Xhandarmëria serbe plagos pesë shqiptarë

Burimet e Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy të plagosurit janë liruar nga pala serbe, dhe janë nisur në drejtim të Prishtinës, ku janë drejtuar QKUK-së.
Sot rreth orës 19 e 40 minuta, në fshatin Mirofc të Podujeves, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave nga ana kosovare, të cilët dyshohet se kanë qenë duke prerë dru, dhe disa personave në anën tjetër të kufirit me Serbinë.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se janë te plagosur 4 persona dhe janë drejtuar QKUK-së, ndërsa thuhet se dy janë në gjendje shumë të rëndë dhe janë në teritorin serb.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani./Indeksonline/