Hidromorava

Xhandarmëria largohen nga Çarri i Malësisë së Bujanocit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për banorët e fshatit Çarr të komunës së Bujanocit ditë më parë ka ndodhur një e papritur, forcat e xhandarmërisë të cilat ishin të vendosura afër fshatit për vite të tëra, janë tërhjekur nga aty dhe banorët e Çarrit tashmë marrin frymë më lirshëm, edhe pse periudha e gjatë i kishte adaptuara ata, por prapë ekzistonte frika e cila gjatë tërë kohës ishte prezente, sidomos te fëmijët dhe gratë.

Banorët e këtij vendbanimi të Malësisë së Bujanocit, i kanë pohuar portalit BujanociNet se ushtarët e kanë boshatisur bazën duke i marrë me veti edhe paisjet që i kishn të vendosura.

Në vendin ku kanë qenë të stacionuar xhandarmëria, tashmë kanë mbetur vetëm objektet e improvizuara, të cilat do të mbesin vetëm një kujtim jo i mirë për banorët.

KKVITI

Përgjatë vijës kufitare me Kosovën, afër vendbanimeve shqiptare akoma gjenden një sërë bazash ushtarake, të cilat patrullojnë, shpesh herë edhe nëpër mes të fshatrave me mjetet e tyre ushtarake, të cilat shkaktojnë panikë te popullata shqiptare edhe ashtu pak në numër, të cilët po mundohen që mos të shpërngulen nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Arsyet e largimit të xhandarmërisë, sipas banorëve nuk dihen, por ata shpresojnë që mos të kenë një planë tjetër, ndonjë bazë në ndonjë vend tjetër afër vendbanimit të tyre./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.