RCCOLA

Xhamia moderne-xhemati i përçarë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Xhamia në lagjen “Dardania” e ndërtuar me kontributin e organizatës Wakf nga Arabia Saudite pritet të përurohet këtë të premte,por mosmarrëveshjet rreth imamit kanë tensionuar situatën nga të dyja palët.

Xhamia moderne që tashmë ndodhet në fazën finale,meqë të premten pritet të përurohet solemnisht,xhemati i saj vazhdon të mbetet i përçarë dhe i elektrizuar. Grupi i Zijadin Lekës vazhdon të mbrojë qëndrimin se ai duhet të jetë imam në këtë xhami,derisa Mustafë Bajrami është i caktuar me konkurs dhe sipas kritereve të Bashkësisë Islame në këtë pozitë.

Xhamia në lagjen “Dardania” është ndërtuar me kontributin e organizatës nga Arabia Saudite e cila ka dhuruar mbi 210 mijë euro,derisa rreth 50 mijë euro janë donacione të xhematit.

Hidromorava

Të premten solemnisht pritet të përurohet xhamia e re,por ende nuk dihet se si do të përfundojë kjo ceremoni. Situata është eskaluar të mërkurën vonë pasdite,madje ka intervenuar edhe policia. Agim Hyseni nga Bashkësia Islame tha për rajonipress se policia është dashur të ndërhyjë për të siguruar çelësat e xhamisë. “Tani çelësat janë në duar të Bashkësisë Islame dhe ne presim që të premten gjithçka të shkojë në rregull.

Ndërkohë po të mërkurën pasdite është sulmuar e rrahur ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Jetish Bajrami-babai i Mustafë Bajramit.

Mustafë Bajrami tha se prindi i tij është sulmuar nën direktivën e Zijadin Lekës. Babai tani ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut,por thjeshtë ndihem i befasuar nga këto gjeste e sjellje skandaloze të grupit të Lekës tha Bajrami./rajonipress/