Xhamia e re ,në Prishtinë kushton 20 milion euro

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka thënë se ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë mund të kushtojë rreth 20 milionë euro. Ndërtimi i xhamisë së re do të filloj më 4 tetor.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka kërkuar që Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), të financohet nga buxheti i shtetit.
“Është imediate të rregullohet çështja e financimit të BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare që jetojnë në Kosovë”, është shprehur Tërnava.
Në një intervistë për Epokën e Re, Tërnava ka barë me dije se më 4 tetor në orën 10:00 do të vihet gurthemeli i xhamisë qendrore te objekti i postës së re në Prishtinë.
Sipas Tërnavës, ndërtimi i kësaj xhamie mund të kushtojë rreth 20 milionë euro.
I pari i BIK-ut ka vlerësuar se Kosova është rast i veçantë në tërë botën sa i përket tolerancës fetare.