Xhamia e madhe mbanë manifestim kushtuar ditëlindjes së Muhametit
Gjilan – Në vazhdën e shënimit të Ditëlindjes së pejgamberit-Muhamedit a.s. në Xhaminë e madhe në Gjilan në prezencën e mysafirëve nga Prishtina, Vitia e Kamenica, hoxhallarëve dhe imamëve dhe të xhematit të shumtë u mbajt manifestim-Mevlud kushtuar festes shumë me rëndësi të fesë islame-Ditëlindjes së Muhamedit a.s. Ky manifestim filloi me këndimin e pjesëve kuranore nga Mulla Remzi Halimi.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të KBI-së Gjilanit të përshëndes të gjithë të pranishmit në këtë manifestim e posaçërisht mysafirët: Resul Rexhepin sekretarin gjeneral të BIK-ut, Vedat Sahitin këshilltarin e myftiut Naim ef. Tërnava, Ilmi Krasniqin anëtar i kryesisë së BIK-tut, Hasmedin Hoxhën kryetar i KBI –së së Vitisë dhe përfaqësuesit e KBI-së nga Kamenica” , theksoi në fillim të fjalës së tij Naim Ef , Aliu kryetar i KBI- së, së Gjilanit.
Naim efendiu që në fillim elaboroi mbi jetën, shëmbëlltyrën dhe virtytet e pejgamberit Muhamedit a.s. Allahu ate (Muhamedin a.s.) e dërgoi pejgamber për gjithë njerëzimin, ai është shpëtim për gjithë njerëzimin.
Më pas shkurtimisht foli për traditën e këndimit të mevludit, tek ne, i cili në fillim është kënduar në gjuhën turke e më pas është përkthyer e përpiluar e ka vazhduar të këndohet në Gjuhën shqipe. Edhe shumë krijues, shkrimtarë e poet kanë shkruar për Muhamedin a.s. Poashtu për Muhamedin a.s. shumë poetë e krijues shkruan vargje, kaside edhe sa ka qenë gjallë vet pejgamberi a.s. por edhe pas vdekjes së tij shkrimet për te nga poetët e krijuesit e shumtë nuk kanë pushuar, e nga ta janë edhe Kaab Bin Zuhejri dhe Hassan bin Thebit e të tjerë.
Kam kënaqësinë e veçantë që juve të gjithëve të pranishmëve t ju uroj këtë ditë të veçantë, në këtë ditë gëzimi, në këtë festë të më të dashurit të Allahut, të më të zgjedhurit të njerëzimit, të Muhamedit a.s. theksoi në fillim të ekspozeut të tij Resul Rexhepi, sekretar gjeneral i BIK-ut. “Jemi tubuar këtu për të përkujtuar përmes ditëlindjes Muhamedin.a.s. i cili me zërin e tij këshillues shpëtoi njerëzimin nga humbja dhe shkatërrimi. Në vazhdim Z. Resuli përkujtoi disa momente të jetës së tij, që nga dita e lindjes(12 të muajit rebuil –Evel-ditë e hënë) kur atë ditë u shëndrit gjithë bota, të rritës së tij dhe të misionit të tij fisnik,duke i përmendur mrekullitë e shumta, pastaj luftërat e zhvilluar si:, të Bedrit, Uhudit, të Hendekut e të tjera si dhe ndodhitë e shumta që ngjanë në këtë ditë madhështore për besimtarët e fesë islame”.
Resul efendiu elaboroi edhe për historinë e fesë që nga Ibrahimi a.s. .i cili që nga atëherë kur rindërtuan Qaben së bashku me të birin Ismailin, të cilët kishin bërë lutje Allahut për dërgimin e pejgamberit Muhamedit a.s. dhe ata ishin të paralajmëruar, sikurse Isai a.s. për ardhjen në këtë botë të Muhamedit a.s. si pejgamber për tërë njerëzimin.
Por deri tek ardhja e Muhamedit a.s. është dashur të kalojnë shumë vite, shumë shekuj, deri sa Allahu e gëzoi këtë tokë, duke e dërguar Muhamed Mustafanë a.s. Sado që mundohemi me fol për Muhamedin a.s.,sado që mundohemi me i zgjedhur fjalët e me thur fjali është e pa mundur të përshkruhet dhe të flitet për te sepse gjuha e jonë është tepër e varfër me atë që e ka merituar pejgamberi, Muhamedi a.s.
Sot emri i Muhamedit a.s. përmendet anë e mbanë botës me admirimin më të madh. Myslimanët janë të vetëdijshëm se duke shprehur dashurin ndaj të dërguarit të tyre Muhamedit a.s. përpiqen që t`i mbeten besnik atij dhe porosive të tij, dhe kjo do të thotë t`i mbesin besnik Kuranit famëlartë dhe Allahut të madhërishëm. Ata të cilët e donë Allahun, le ta ndjekin rrugën, udhëzimet e pejgamberit a.s. dhe për këtë dashni që kemi ndaj Allahut dhe pegamberit a.s.Allahu i madhërishëm ua falë mëkatet tuaja, tha ndër të tjera z.Resur ef. Rexhepi.
Në fund të fjalës së tij Z. Resul efendiu elaboroi shkurtimisht edhe për historikun e traditën e mbajtjes së Mevludit ndër ne, për të cilin theksoi se ai tek ne këndohet që nga kultivimi i fesë islame por që në fillim e kemi kënduar në gjuhën turke dhe pastaj të përkthyer dhe përpiluar e kënduan në gjuhë shqipe.
Më pas u këndua mevludi nga imamët prezent të KBI-së së Gjilanit, ndërsa duanë sikurse edhe moderimin e këtij manifestimi kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s. e bëri Mulla Iljaz Mustafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit./islam osmani/rajonipress/


