Fundamenti

Xhakës po i rrezikohet vendi edhe në përfaqësuese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bern – Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, te Borussia Moenchengladbach ka disa muaj që nuk është titullar. Mirëpo, 20-vjeçari tash rrezikon të humbasë pozitën e titullarit edhe në Përfaqësuesen e Zvicrës.

Xhaka është vlerësuar si më i dobëti te Përfaqësuesja e Zvicrës në miqësoren që e zhvilluan “helvetikët” të mërkurën në udhëtim ndaj Greqisë. Zvicra luajti pa gola.

Mobi Casa

Xhaka luajti tërë ndeshjen, ndërsa gazeta zvicerane “Blick” i dha atij notën 3 nga 6 sa është maksimalja.