Hidromorava

Xhakën nuk e lëshon Gladbach-u në olimpiadë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për rastin e Xhakës, trajneri Favre dhe shefat e klubit kanë vendosur: Ai duhet të qëndrojë larg olimpiadës.

Sot e shpall ekipin e tij trajneri olimpik i Zvicrës, Pierluigi Tami. Dhe, në 18-shen do të mungojnë dy më të mirët: Shaqiri dhe Xhaka. Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, që ndërkohë kanë kaluar në bundesligë, nuk lejohen nga klubet e tyre të reja që të mungojnë nga ushtrimet, për të përfaqësuar Zvicrën në Olimpiadë.

Për rastin e Xhakës, dje është mbajtur një mbledhje në Gladbach në mes të trajnerit Favre dhe shefave të klubit me ç`rast është vendosur që Xhaka të qëndrojë larg olimpiadës!

Uji Dea

Në teori, federata zvicerane e futbollit mund t`i detyronte si Xhakën ashtu dhe Shaqirin që të luajnë për skuadrën olimpike. Por praktikisht kjo nuk pritet të ndodhë.

Shaqiri ka deklaruar se do të kishte dëshirë të shkojë në Londër por se prioritet ka skuadrën e re, FC Bajernin, kua ai duhet të integrohet dhe të gjejë vendin.

Në skuadrën olimpike të Zvicrës, pritet që, nga shqiptarët të jenë Behrami dhe Kasami.(albinfo.ch)