Eko Higjiena

Xhaka zverdhet në fitore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Borussia Monchengladbach ka shënuar fitore në ballafaqimin e parë të xhiros së gjashtë të Bundesligas gjermane.

Borussia, për të cilën ka luajtur gjatë tërë ndeshjes edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, triumfoi para shikuesve të vetë ndaj Eintracht Braunschweig me rezultat të thellë prej 4:1.

Borussia kaloi në epërsi me golin e mbrojtësit të krahut të majtë, Wendt, i cili konkretizoi një aksion personal në minutën e 22-të. Vetëm nëntë minuta më vonë, ekipi i Xhakas ngriti epërsinë në dy gola. Ishte sulmuesi Rafael, ai i cili shfrytëzoi një top të harkuar nga ana e Wendt dhe realizoi me kokë nga afërsia.

Mesfushori i Eintracht-ut, Boland, me anë të shënimit në minutën e 58-të arriti të zbut epërsinë e vendasve.

Fundamenti

Por, për golin e tretë të Monchengladbach u përkujdes sulmuesi, Kruse, i cili konkretizoi një aksion në minutën e 72-të të ndeshjes. Ky nuk ishte goli i fundit në këtë ballafaqim, pasi që golin e katërt dhe të rezultatit final prej 4:1 për Borussian, e realizoi Rafael në minutën e 76-të.

Vlen të theksohet se Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën 25-të ndërsa ka qenë njëri ndër lojtarët kyç të kësaj ndeshje.

Borussia pas kësaj fitoreje, zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të elitës gjermane me nëntë pikë ndërsa Braunschweig mbetet në vendin e fundit me një pikë, të cilën e ka fituar ndaj Nurnberg-ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.