RCCOLA

Xhaka: Tash ose kurrë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para ndeshjes së kthimit me Bremenin, shanset janë të mira që Graniti t`i kthehet njëmbëdhjetëshit startues.

Me humbjen e thellë 0:4 në terren të vet që pësoi Borussia Mönchengladbach nga Bremeni, në shtator të vitit të kaluar, edhe Granit Xhaka e humbi vendin e tij si titullar në Borussia. Kështu, në të gjitha ndeshjet e vitit 2013, që, të marra së bashku bëjnë 810 minuta, ai ka luajtur gjithsej 137 minuta!

Por tash, kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë para ndeshjes së kthimit me Bremenin, shanset janë të mira që Graniti t`i kthehet njëmbëdhjetëshit startues. Në fakt, ende nuk duket të ketë ndryshuar qëndrimi i klubit ndaj tij, por mungesa e Thorben Marx-it, për shkak të ndalesës që ka për të luajtur, mund t`i kthehet në shans futbollistit shqiptar.

Mirëpo vetë Xhaka nuk beson gjithaq në këtë mundësi. Ai thotë se trajneri Lucien Favre nuk ka biseduar akoma me të.

RCCOLA

“Pastaj, ne kemi parë se së fundi edhe lojtarë tjerë kanë pasur përparësi para meje, me gjithë faktin se unë kam qenë në formë”, ka shtuar ai.

Për këtë arsye futbollisti i talentuar shqiptaro-zviceran do t`i drejtojë Favre-së një thirrje për ndihmë: “Unë, në 9 ndeshjet obligative të vitit 2013 kam luajtir vetëm rreth 130 minuta. Kjo është tepër pak për mua. Unë kam nevojë për lojëra”, thotë ai.

Vetëm duke e angazhuar, ai do të dëshmojë se ia ka vlejtur shuma 8.5 milionë euro që Borussia e ka dhënë për të. “Kur mbretëron besimi dhe kur angazhohesh në më shumë ndeshje, edhe gabimet e tilla të lehta nuk ndodhin më”, thotë ai. Këto gabime, siç shkruan gazeta, mund t`i kushtojnë atij së shpejti edhe me largimin nga përfaqësuesja zvicerane e futbollit.

Ndërkaq Graniti thotë: “Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin e kombëtares, Ottmar Hitzfeld. Por, kur dikë nuk e angazhojnë në ndeshjet e klubit të vet, ai nuk është më as lojtar i kombëtares”.(albinfo)