FIDANISHTJA

Xhaka si Zidane, i penduar pasi goditi me kokë kundërshtarin: Më shau familjen, nuk durova!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Taulant Xhaka, pjesë e Basel nuk mundi t’i mbante nervat në ndeshjet e datës shtatë maj ndaj Zurichut teksa në minutën e 12-të shtesë të fraksionit të dytë, goditi me kokë kundërshtarin kroat Nikola Katic.

Një veprim që sigurisht u ndëshkua me karton të kuq ndërsa më pas mesfushori shqiptar mori edhe një pezullim prej tetë ndeshjesh.

Ndërkohë, për herë të parë në një intervistë për BaZ dhe Blick, 32-vjeçari shfaqet i penduar ndërsa zbuloi se gjatë gjithë ndeshjes ishte provokuar nga kundërshtari dhe se në fund nuk mundi t’i mbante nervat pasi kroati e shau nga familja.

“Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjes së bashku me bashkëshorten time. Dhe, nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë.

Uji Dea

Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat.

Pezullimi me tetë ndeshje? Prisja edhe më shumë, 10 apo 11. Tani po e shfrytëzoj këtë periudhën e pezullimit si avantazh pasi po shoh nga distanca mënyrën si punon dhe si lëviz skuadra me trajnerin e ri. Për fat mund të luaj në ndeshjet europiane.

Nga ana tjetër, nuk më pëlqen që etiketohem si një lojtar agresiv. Në karrierën time kam marrë vetëm gjashtë kartonë të kuq dhe para kësaj me Zurichun, isha përjashtuar vetëm një herë për arsye disiplinore. Kam 13 vite karrierë dhe nuk e kuptoj pse sillen sikur unë bëj veprime agresive çdo dy javë”, u shpreh Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.