Xhaka shpallet “Ambasador Nderi” nga Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dorëzuar medaljen e ‘Ambasadorit të Nderit’ anëtarit të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka. Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, sot ka zhvilluar disa takime me liderët politikë e sportiv në vend.
Së pari, Graniti u prit në një takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kjo e fundit lavdëroi kontributin e Xhakës në promovimin e sportit kosovar, duke ia dorëzuar atij medaljen presidenciale ‘Ambasador Nderi’.
Pas takimit me Jahjagën, anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës u prit në një takim edhe nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.