Mobi Casa

Xhaka s`e ka frikë konkurrencën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Granit Xhaka nuk ia ka frikën aspak konkurrencës. Borussia Monchengladbachu e ka marrë në huazim për një sezon mesfushorin Christoph Kramer nga Bayer Leverkuseni, por ky fakt nuk e brengos mesfushorin kosovar.

Futbollisti i cili i kushtoi 8,5 milionë euro klubit nga Bundesliga, nuk pati hapësirë të mjaftueshme në sezonin e parë tek Gladbachu, por ai për një moment e fitoi konkurrencën me mesfushorin Havard Nordveit.

Mobi Casa

Tash, përfaqësuesi zviceran, i cili po qëndron për pushime në Kosovë, mendon se do ta mposht edhe konkurrencën e përforcimit të ri.

“Kam biseduar në telefon me trajnerin Lucien Favre. Ao është një trajner që bazohet në lojtarë të rinj, kjo është filozofia e tij. Ai më ka afruar dhe më ka treguar se si dëshiron të luajë ekipi i tij. Kjo i përshtatet si është më së miri filozofisë së lojës sime”, deklaroi Xhaka për mediat gjermane.