Eko Higjiena

Xhaka: S’dua të luaj kur të tjerët lëndohen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka ka përfunduar në shumicën e kohës në bankën e rezervistëve të Borussia Monchengladbachut këtë sezon. Mesfushori kosovar ka luajtur vetëm në 11 ndeshje në formacionin bazë, duke mos arritur të bind me kualitetin e tij.

Ai u inkuadrua nga minuta e parë vetëm kur kishte ndonjë lëndim apo ndonjë lojtar të suspenduar. Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak 20 vjeçarit.

Eco Higjiena

“Unë dua të luaj rregullisht, e jo vetëm kur ndonjë lojtar mbetet i lënduar”, ka thënë përfaqësuesi zviceran për magazinën Blick.

Xhaka shpreson që trajneri Lucien Favre t’ia japë rastin më shumë në katër ndeshjet e fundit të sezonit, ndërsa më pas do të shkojë për pushime, para se të vendos për të ardhmen e tij.