UBT

Xhaka, në mesin e 16 lojtarëve që mund të largohen nga Arsenali gjatë verës

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Arsenali po planifikon të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediave britanike, janë plot 16 futbollistë që mund të largohen nga “Emirates Stadium” pas vetëm pak muajsh.

“Dailycannon” raporton se edhe Granit Xhaka është në mesin e lojtarëve që mund të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.

Futbollisti kosovar së fundmi e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Arsenal derisa të fitojë diçka speciale.

United Hospital

Por, duket se kjo vështirë se do të ndodhë në Londër, andaj përfaqësuesi zviceran mund të lëvizë prej aty.

Interesim për Xhakën ka shprehur Roma, pasi atë e do posaçërisht trajneri Jose Mourinho.

Arsenali po synon të futet në Top 4 këtë sezon për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lojtarët tjerë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar janë: Bernd Leno, Rob Holding, Cedric, Mohamed Elneny, Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette, Eddie Nketiah, Runar Alex Runarsson, Hector Bellerin, Pablo Mari, Konstantinos Mavropanos, Lucas Torreira, Ainsley Maitland-Niles, Matteo Guendouzi e Reiss Nelson. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.