Mobi Casa

Xhaka mungon katër javë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Superylli i Borussia Monchengladbach do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për katër javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Bayern Munich.

Lëndimi i Granitit nuk është serioz aq edhe sa u duk. Dje është raportuar se ai mund të jetë jashtë fushave të deri në fundin e këtij viti, mirëpo sot vjen dhe konfirmimi zyrtar. Ai do të mungojë vetëm katër javë.

“Unë do të kthehem për diku rreth katër javë. Unë mendoj se do të jem i gatshëm për lojë, pas ndeshjeve të Kombëtareve që luhen në nëntor”, konfirmoi Granit Xhaka për gazetën gjermane, Bild.

Uji Dea

“Pas duelit me Lewan, unë e dija se diçka më është thyer. E dëgjova këtë gjë, pavarësisht zhurmës së madhe në stadium”.

“Sidoqoftë, Borussia do të vazhdojë të ec përpara edhe pa mua”, përfundoi Xhaka fjalët e tij për Bild.