UBT

Xhaka mund t`i mungojë Borussia-s për një kohë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Javën tjetër do të bjerë vendimi përfundimtar rreth pjesëmarrjes së Xhakës në olimpiadë ”, ka thënë Peter Knäbel nga Federata zvicerane e futbollit.

Skuadrës së re që ka angazhuar Granit Xhakën, Borussia Monchengladbach do t`i duhet që për një kohë paksa më të gjatë të heqë dorë nga shërbimet e talentit shqiptar nga Zvicra. Xhaka është në listën e lojtarëve të skuadrës olimpike të Zvicrës, që do t`i zhvillojë ndeshjet nga 27 korriku deri më 12 gusht.

Gjatë kësaj kohe dhe para saj, kur të bëhet grumbullimi dhe të fillojnë stërvitjet, Graniti pra nuk mund t`u bashkohet kolegëve gjermanë. Ky është skenari më i mundshëm megjithëse vendimi përfundimtar nëse Xhaka do të udhëtojë në Londër për Lojërat Olimpike ose jo, merret javën e ardhshme.

ARKATANA

Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar dje se shefi i delegacionit olimpik të Zvicrës Jean-Claude Donze dhe trajneri i Boruissia-s, zvicerani Lucien Favre, që njihen mirë mes vete, tashmë kanë këmbyer mendimet e tyre mes vete. Bisedimet po rrjedhin shumë miqësisht. Ne dëshirojmë të kemi një zgjidhje që do t`u pëlqejë të gjithëve.

Javën tjetër do të bjerë vendimi përfundimtar”, ka thënë drejtori teknik i federatës zvicerane të futbollit Peter Knäbel. Ai ka shtuar se Zvicra dëshiron që në Olimpiadë të shkojë me lojtarët më të mirë, ndërsa sipas një vndii të FIFA-s, klubet duhet t`i shformojnë skuadrat e tyre U21 profesionale.

Knäbel ka dhënë edhe një argument përse Zvicra ka interes që në Londër të shkojë me skuadrën e saj më të mirë: Hera e fundit kur përfaqësuesja zvicerane ka marrë pjesë në olimpiadë ka qenë para 84 vitesh, prandaj është e kuptueshme rëndësia që zviceranët i japin kësaj pjesëmarrjeje.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.