Mobi Casa

Xhaka mund të shkojë në Olimpiadë “me zor”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Moenchengladbach – Për Granit Xhakën fillimi i karrierës në Gjermani mund të jetë më i vështirë se mesfushori kosovar ka parashikuar.

Skuadra e re e Xhakës, Borussia Mounchengladbach, më 2 korrik i nis përgatitjet për edicionin 2012/2013. Xhaka ka planifikuar që në fazën përgatitore të dëshmojë vlerat dhe të stabilizohet në mjedis të ri.

Por, ai ka gjasa që të mungojë një kohë të gjatë në përgatitjet e Mounchengladbachut. Mesfushori 19-vjeçar mund të ftohet në përfaqësuesen olimpike të Zvicrës për t’u paraqitur në Olimpiadën “Londra 2012”. Vetë Xhaka ka deklaruar se nuk është i interesuar të luajë në Olimpiadë, por Federata zvicerane mendon se ai është i domosdoshëm.

ARKATANA

FIFA më herët ka obliguar të gjitha klubet që të lirojnë futbollistët për turneun olimpik. Kjo mund të bëjë që dëshira e Xhakës të mos merret për bazë.

Përzgjedhësi i shpresave të Zvicrës, Pierluigi Tami, më 6 korrik do të bëjë të ditur emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për Lojërat e 30-ta olimpike. Xhaka është pjesë e ekipit të zgjeruar.

“Më me dëshirë do të qëndroja në Mouchengladbach me qëllim që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Për këtë edhe kam ardhur këtu”, ka thënë Xhaka, shkruan të enjten “Kicker.de”. “Të takoj trajnerin e skuadrën është më e rëndësishme se Olimpiada”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.