Fundamenti

Xhaka: Mund të largohem

/ 1 minutë lexim

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, për herë të parë e ka pranuar publikisht se mund të largohet nga Borussia Moenchengladbach. Mesfushori me pasaportë zvicerane ka thënë për Express, se në mes shumë spekulimeve për ndarjen e tij me ekipin gjerman ka edhe diçka të vërtetë.

“Ndoshta ka pasur shumë spekulime rreth largimit tim nga Moenchengladbach, por më duhet të pranoj se këtu ka edhe diçka të vërtetë. Mund të them se është i mundshëm largimi im në fund të sezonit”.

Eco Higjiena

Xhaka kishte kaluar vitin e shkuar nga Baseli në ekipin gjerman të Bundesligës, por kishte dështuar të zërë vend në përbërjen e parë. Interes të jashtëzakonshëm për të është duke treguar ekipi italian, Lazio.