Uji Dea

Xhaka kritikon bashkëlojtarët dhe kritikohet prej tyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sipas Xhakës, futbollistët që i ka gjetur në Gladbach nuk kanë mentalitet fitimtari. Ata nuk e kërkojnë fitoren

Një intervistë që Granit i Xhaka ka dhënë gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” ka ngjallur debat dhe mospajtime në klubin e bundesligës gjermane Borussia Mönchengladbach, ku ai luan prej disa muajsh.

Nuk është hera e parë që Xhaka ankohet për “mentalitetin defetist” të bashkëlojtarëve të tij në mesin e ri. Por në intervistën e përmendur ai ka qenë edhe më i ashpër.

Sipas Xhakës, futbollistët që i ka gjetur në Gladbach nuk kanë mentalitet fitimtari. Ata nuk e kërkojnë fitoren por janë të kënaqur vetëm të mos humbin. “Ata më kanë thënë se duhet të jemi të kënaqur nëse nuk biem nga liga”, shprehet Xhaka.

Më tutje Graniti ka theksuar se në mesin prej nga ai ka ardhur, në FC Basel ka qenë normale të mendohet dhe të flitet vetëm për fitore. Dihet se ish skuadra e tij zvicerane ka fituar, vetëm në kohën sa ka luajtur Graniti, dy tituj kampioni dhe një kupë të Zvicrës.

FIDANISHTJA

I pyetur rreth qëndrimit të publikuar të Xhakës, drejtori sportiv i Gladbachut Max Eberle është shprehur se nuk e shqetëson kjo gjë.

“Graniti ka vetëm 20 vjet dhe është duke u etabluar në një ligë të madhe futbolli. Ai është ambicioz dhe ndoshta i zemëruar se nuk po ecën gjithçka ashtu si e ka paramenduar ai. Unë nuk kam problem me këtë punë, sepse ne i duam pikërisht lojtarët që duan të arrijnë diçka”.

Por ndryshe ka reaguar një bashkëlojtar më i vjetër i Xhakës në ekipin e tij të ri, Thorben Marx. “Nganjëherë është më mirë që, thjesht, të mbyllësh gojën”, ka thënë Marx.

Ndërsa kapiteni i skuadrës, Filip Daems shpreh mirëkuptim për kolegun e tij të ri: „Graniti është një tip triumfues dhe ne, natyrisht, po ashtu të gjithë duam të fitojmë. Unë mendoj se ai nuk e ka menduar negativisht këtë që e ka thënë“.

Borussia Monchengladbach gjatë verës që shkoi ka paguar FC Baselin për Xhakën 8. 5 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.