Eko Higjiena

Armand Duka shprehet optimist: Besojmë te kualifikimi në Botëror

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur rreth mundësisë që Shqipëria të kualifikohet edhe një ngjarje tjetër të madhe sportive.

Performancat e Shqipërisë nën drejtimin e Sylvinhos dhe stafit të tij kanë qenë vetëm në rritje, të cilat kulmuan edhe me kualifikim në “EURO 2024”.

“Sukses” të njëjtë, Duka beson se do të përjetojë edhe një herë, kësaj here për në Botëror. Kështu tha Duka për “TV Klan”, përcjellë “Gazeta Express”.

“Do luftojmë me top futbolli për të arritur në kampionatin botëror që Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë. E përsëris që mbetet një objektiv i vështirë, për t’u kthyer në rikonfirmimin e Silvinjos dhe stafit të tij padyshim që ka qenë fryt i punës së tij, stafit, përkushtimit të tij dhe rezultatit. Në fund të fundit ishte e natyrshme që duhej të vazhdonin bashkë. Nuk mund të ndërpritet një marrëdhënie suksesi”, tha Duka.

Mobi Casa

Duka ka bërë me dije se nuk i ka vendosur kushte Sylvinhos, por vetëm kërkon përkushtim maksimal.

“Edhe Nations League është një kompeticion shumë i vështirë. Është një kompeticion me katër skuadra të nivelit të barabartë, ku secila nga skuadrat mund të dalë në vendin e parë ose e fundit. Objektivi ynë madhor mbetet Botërori. Fatmirësisht apo fatkeqësisht tani edhe ndeshje miqësore ka shumë pak. Të gjitha ndeshjet janë gara, janë kompeticione, pra duhet të kolaudohesh, adaptohesh ose rinovohesh edhe duke tentuar rezultatin”, shtoi Duka.

Kampionati Botëror i ardhshëm do të mbahet në vitin 2026, i cili organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja shqiptare asnjëherë s’ka arritur të kualifikohet në këtë kompeticion madhor./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.