Mobi Casa

Xhaka kërkon Bayernin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sa herë e gjen pak kohë, zakonisht e ka një destinacion, Prishtinën. As kësaj radhe nuk e ka prishur ‘adetin’ duke e vizituar vendlindjen. Mbrojtësi i cili aktivizohet edhe si mesfushor, Taulant Xhaka, ndodhet në Kosovë, teksa nuk hezitoi që të japë një intervistë për Arenën. “Kam ardhur për pushime në mënyrë që t’i vizitojë familjarët që kam”, nis bisedën 23-vjeçari Taulant Xhaka, i cili i mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës zvicerane Basel.

Krahas sukseseve me Kombëtaren e Shqipërisë me të cilën debutoi në këtë vit duke zhvilluar ndeshje mbresëlënëse, Xhaka me shumë sukses është paraqitur edhe në fanellën e Baselit, në Ligën e Kamionëve si dhe në kampionatin zviceran.

KKVITI

Xhaka me Baselin arriti që ta kalojë një grup të ‘hekurt’ në ‘Champions’ me skuadra si Real Madrid, Liverpool dhe Ludogorets duke përfunduar në vendin e dytë.

Në ndeshjen e fundit, zviceranët arritën barazim ndaj Liverpoolit në ‘Anfild Road’ me rezultat 1:1. “Ka qenë shumë vështirë kundër një ekipi të madh. Por, ne e kemi pasur lojën më të mirë dhe jemi kualifikuar me meritë”, deklaroi Xhaka. Ndërkohë, të hënën (sot) do të hedhet shorti për fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve…(Arena).