UBT

Xhaka, i lumtur me fitoren kundër Herthas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar deklaroi se një fitore e tillë i duhej shumë Borussia Monchengladbachut. Anëtari i Borussia Monchengladbachut, kosovari, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur me fitoren e fundit të skuadrës së tij kundër Hertha Berlinit.

Graniti deklaroi se një fitore e tillë i duhej shumë skuadrës së tij për ta rikthyer vetëbesimin.

Eco Higjiena

“Ne donim të tregonim një reagim për tifozët tanë dhe për vetën tonë. Na nevojitej për vetëbesim”, u shpreh Xhaka, raporton Rp-online.com.

“Ndeshja e radhës është kundër Zurichut, përsëri një finale”, shtoi tutje ish-anëtari i Baselit.