ARKATANA

Xhaka i gatshëm për aksion

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mesfushori shqiptar pritet të paraqitet në takimin e fundjavës që skuadra e tij e luan në kuadër të Bundesliga.

Granit Xhaka ka shëruar lëndimin e tij të fundit në ligament të gjurit dhe është i gatshëm të paraqitet në sfidat e radhës të Borussia Moenchengladbachut, raportojnë mediet gjermane.

Mesfushori shqiptar ishte lënduar në lojën e 26 tetorit me Bayernin, ndërsa tani kthehet për më pak se katër javë ndonëse lëndimi i tij ishte menduar të jetë më serioz.

Eco Higjiena

“Jam i befasuar me gjërat që shkuan aq mirë. Dua të luaj sërish që nga ndeshja me Frankfurtin. Nuk kam më dhimbje”, tha Xhaka për RP online.

Edhe trajneri, Lucien Favre është i kënaqur që Xhaka është kthyer. “Ai ka punuar mirë dhe ka shumë vetëbesim. Graniti ka shënuar një përparim të dukshëm”, tha ai.