ARKATANA

Xhaka, futbollisti i pjekur herët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Split – Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është 19- vjeçar, por ai në fushë jep përshtypje se është dukshëm më i vjetër. Ai tregon pjekuri të madhe. Xhaka tregon se vazhdimisht merr pyetje për pjekurinë e tij. “Nuk dukem vetëm në fushë më i pjekur, por edhe në jetën normale. Edhe veten e pyes pse është kështu”, ka thënë Xhaka, në një intervistë të publikuar të mërkurën nga gazeta zvicerane “NZZ”.

Përgjigjen për këtë ai e kërkon te një lëndim i rëndë që kishte marrë si 16-vjeçar.

“Unë si 16- vjeçar kam pasur një lëndim të rëndë të ligamenteve. Kam dashur të dorëzohem dhe të lë futbollin. Ishte një moment i rëndësishëm, që më ndryshoi jetën. Pas lëndimit u riktheva në fushë, por nuk po funksiononte asgjë. Isha i zhgënjyer nga vetja dhe nisa të dyshoja në veten. Unë po pyesja veten se çfarë kam. Ishte koha kur po kryeja shkollimin për asistent të byrosë dhe isha vazhdimisht në kontakt me njerëzit më të vjetër dhe më të pjekur se unë. Tek ata jam orientuar. Por, kisha edhe një shef që më bindi të drejtohem në futboll. Koha e mësimit më ndihmoi që të piqem mentalisht”, tregon Xhaka.

FITORJA

Ai kishte lënë shkollimin vetëm gjysmë viti pa përfunduar.

“Kam dashur me çdo kusht që të kem futbollin dhe një profesion. Por, nuk po ecte. Mirëpo, prapë kam mësuar shumë, që pas karrierës të punoj në byro nëse është e nevojshme”, tregon Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.