Xhaka flet për shortin e Ligës së Kampionëve
Granit Xhaka është optimist për shortin e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se e pranon se nuk janë favoritë.
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka ka folur pas shortit të vështirë të Ligës së Kampionëve.
Gladbach gjendet në Grupin D së bashku me Juventusin, Manchester Cityn dhe Sevillen, por pavarësisht kësaj Xhaka insiston se do të japin maksimumin.
‘Mezi po pres t’ia filloi, pasi në do të përballemi me disa kundërshtarë shumë të fortë. Unë shpresoj se ne do të luajmë një rol pozitiv në këtë grup, ne nuk jemi favorit, por do të bëjmë maksimumin që të marrim rezultatin më pozitivë të mundshëm’, tha Xhaka për Bild. /Express/


