Xhaka e Kukeli rrezikojnë Serbinë
Kartonët e verdhë të marrë në ndeshjen e së premtes ndaj Danimarkës kanë rrezikuar kuqezinjtë.
Nëse Taulant Xhaka e Burim Kukeli po të ndëshkohen ndaj Portugalisë të hënën, atëherë nuk do të jenë më 8 tetor në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë.
Xhaka deri tani ka dy të verdha, teksa një e ka marrë mbrëmjen e së premtes, më 7 shtatorin e vitit të kaluar në Portugali, shkruan “Sportal.al”.
Kukeli ka marrë dy të verdha radhazi, më 29 mars ndaj Armenisë në Elbasan dhe dje në Kopenhagen ndaj Danimarkës.
Janë ndëshkuar dhe Agolli e Ajeti, por ata nuk rrezikojnë shumë. Ndaj Xhaka e Kukeli duket sikur do të ruhen ndaj Portugalisë, për të mos rrezikuar më 8 tetor.


