Uji Dea

Xhaka e këshillon Shaqirin të qëndroj në Bayern

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjithnjë e më shumë në skuadrën e Bayern Munchenit po bëhet konkurrencë e madhe për Xherdan Shaqirin.Ekipi bavarez, gjatë kësaj vere ka përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës pasi transferoi Thiago Alcantaran nga Barcelona dhe Mario Gotzen nga Borussia Dortmund.

Por, Granit Xhaka, e ka këshilluar shokun e tij nga përfaqësuesja e Zvicrës që mos të largohet nga ‘Allianz Arena’.

“Ai i cili luan në Bayern ka konkurrencë, këtë e dinë të gjithë. Unë jam i bindur se ai do vazhdojë të bëjë lojërat e tij. Ai tashmë ka përfituar nga sezoni i kaluar, edhe pse askush nuk ka pritur”, ka thënë Xhaka për tabloidit zviceran Blick.ch.

Uji Dea

Kohën e fundit është raportuar se dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester unitet kanë shprehur interesim ta transferojnë ish mesfushorin e Baselit.

“Pse duhet të ndërrojë klubin? Jo. Ai është në klubin më të mirë në botë”, theksi anëtari i ekipit gjerman Borussia Monchengladbach.