RCCOLA

Xhaka dëshiron të shënojë gol në Botëror

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Granit Xhaka është shprehur të jetë shumë i lumtur që është ftuar në Kampionatin Botëror nga përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

Gazeta “Zëri” ka biseduar me mesfushorin e njohur, i cili ka thënë se bashkë me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin e Blerim Xhemailin në Botëror do t’i përfaqësojnë denjësisht jo vetëm helvetikët, por edhe gjithë shqiptarët.

Futbollisti i Borussia Monchengladbach thotë se gjatë ndeshjeve në Botëror, gjithnjë do të llogaritë se shqiptarët janë duke e mbështetur nëpër trojet e tyre.

Uji Dea

Në Botëror, Zvicra e pesë shqiptarëve do të garojë në Grupin E, ku kundërshtar do t’i ketë Francën, Hondurasin e Ekuadorin.

“Qëllimi kryesor i skuadrës sonë do të jetë kualifikimi nga faza e grupeve. Do të bëjmë çmos ta arrijmë këtë synim. Optimizmi nuk na mungon aspak. Ndërsa, pasi ta kalojmë grupin, atëherë të shohim, do të mundohemi të shkojmë sa më lart”, ka deklaruar për “Zërin” Xhaka, i cili për herë të parë merr pjesë në një ngjarje kaq të madhe të futbollit.

21-vjeçari shpreson të luajë sa më shumë në Botëror, por e ka një synim edhe më të madh. “Besoj se do të shënoj edhe gol”, tha Xhaka./zeri/