Eko Higjiena

Xhaferi: Qosja është i parehatshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një intervistë për gazetën ‘Shqip’, Arbën Xhaferi flet për gjuhën standarde shqipe. Përveçqë del në mbrojtje të gjuhës standarde, ai nënvizon se është “paksa i shokuar nga mendjelehtësia sektare me të cilën trajtohet ky problem”.

Veç kësaj, Xhaferi zë në gojë edhe karakterin e akademikut, Rexhep Qosja. Këtë të fundit e vlerëson si “të parehatshëm”.

Derisa po fliste për 100-vjetorin e Pavarësisë, respektivisht, për mosftimin nga Akademia e Shkencave të akademikut Rexhep Qosja në këtë ngjarje, Xhaferi thotë:

ARKATANA

“Profesor Qosja gjithsesi se nuk është i rehatshëm. Ai është një polemist i lindur, dhe nuk i duron situatat ku ai duhet të luajë rolin që dikush tjetër ia cakton.

Ndjenja e tij për dinjitet dhe integritet është shumë e zhvilluar, kështu që, ai nuk përton të polemizojë me ata që, sipas tij, kanë qëndrime të gabueshme. Mendoj se kriteret që manifestojnë cilësinë e kulturës së tij, dhe postulatet e tij morale, i krijojnë më shumë probleme atij sesa shoqërisë shqiptare.

Duke marrë parasysh kontributin e tij ndaj kulturës dhe kauzës shqiptare, mendoj se Qosja duhet të tolerohet, të pranohet ashtu si është, dhe jo si e parapëlqejnë të tjerët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.