UBT

Xhabir Zharku planifikoi vrasjen e dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it

/ 1 minutë lexim

Një ish-polic ka implikuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, në përgatitjen e vrasjes së dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it.

Ky dëshmitar, i cili me dëshmitë e tij ka arritur ta kthejë përmbys rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” nuk e ka shfajësuar as veten nga përgjegjësia në organizimin e shpërthimit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, i cili kishte shkaktuar vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve, shkruan koha.

Ai ka thënë se Zharku ka paguar një person 20 mijë euro për t’i vënë bombën në veturën e prokurores Maria Bamieh.

Mobi Casa

Dëshmitari ka deklaruar se Zharku kishte planifikuar edhe vrasjen e prokurorit Maurizio Salustro, si dhe kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.

Si rezultat i hetimeve dhe aktakuzës së ngritur nga prokurorja angleze Mariam Bamieh, Zharku është dënuar me 3 vjet e gjysmë për veprën penale të detyrimit dhe pritet që të shkojë në vuajtje të dënimit.

E vetë Xhabir Zharku, ka mohuar se ka përgatitur ndonjë vrasje. Zharku i ka quajtur këto trillime.