UBT

Xeni: Paguhem shumë mirë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkëlzen Jetishi, apo siç e njohim të gjithë, Xeni, është një nga këngëtaret që ndër vite mbetet nga të preferuarit e muzikës popullore në Kosovë, ndërsa është edhe ndër ata që paguhen më së shumti.

Këngëtari gjakovar, duke folur për mediat shqiptare ka thënë se muzika që ai lëvron pëlqehet, për arsye se është muzikë popullore shumë origjinale, pa u afruar tek komerci.

Mobi Casa

“Ka pasur edhe raste kur edhe unë në ndonjë gëzim familjar mund të këndoj një këngë të tillë, por thjesht nëse më kërkohet, pasi kënga popullore e tabanit është ajo që pëlqehet më së shumti,” ka shpejguar ai per KJ, duke shtuar:
“Dhe nuk kam pse gënjej, por është e vërtetë që unë paguhem shumë mirë dhe me anë të këngës arrij të bëj një jetë shumë të mirë.”