GRANDEMALL

“WikiLeaks” publikon 1,7 milion dokumente

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“WikiLeaks” publikoi ditën e hënë më shumë se 1,7 milionë kabllograme të diplomacisë amerikane dhe raporte të Shërbimeve Sekrete, që datojnë që nga viti 1970, në atë që përbën një goditje të re të rëndë për SHBA-në.

Në këto raporte, përfshihen detaje se ish-kryeministri indian, Rajiv Gandhi, ishte ndërmjetës në një tregti madhore armësh dhe përshtypje të ndryshme negative, mbi ish-kryeministren e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.

Megjithatë, ndryshe nga publikimet e së shkuarës, dokumentet nuk kanë qenë të koduara, por vetëm të sistemuara në arkiva të ndryshme amerikane.

Ajo që ka bërë faqja e Julien Assange është seleksionimi, ndarja në arkiva dhe publikimi në mënyrë të tillë, që të jenë më lehtësisht të shfletueshme dhe të kërkueshme informacionet, bazuar mbi një motor kërkimi.

Sipas informacionit, shumë prej punës së kryer është realizuar nga themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, nga strehimi i tij politik në ambasadën ekuadoriane në Londër, transmeton TCH.

Mobi Casa

Assange kërkoi strehim politik në ambasadë në muajin qershor 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai përndiqet formalisht për dy akuza përdhunimi.

42-vjeçari ka mohuar me forcë akuzat dhe pretendon se ato janë të sajuara, për të mundësua ekstradimin e tij në një vend, që ka marrëveshje për shkëmbimin e të kërkuarve me SHBA-në.

Nëse SHBA do të vendosë të përndjekë shtetasin australian për spiunazh, Assange mund të rrezikojë deri dënimin me vdekje.

”WikiLeaks”, një faqe e formuar prej Assange, ka publikuar që prej vitit 2010 dokumente të rezervuara të administratës amerikane, pasi siguroi dosjet në një mënyrë ilegale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.