Mobi Casa

Wikileaks bëhet parti në Australi, Assange tashmë në politikë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Wikileaks shnderrohet në forcë politike e propozon kandidatë për senatorë në shtetet e Viktoria, New South Wales dhe Western Australia në zgjedhjet federale të 14 shtatorit.

“Ne do të shpall kandidatët gjatë javëve të ardhshme. Por mund të themi me bindje se do të përqendrohemi më shumë në dhomën e senatit ndonëse do të propozojmë kandidatë dhe për dhomën e përfaqësuesve”, tha drejtuesi i fushatës, Greg Barnes, kundërshtar i njohur i monarkisë britanike i emëruar nga themeluesi i Wikileaks Julian Assange për të drejtuar fushatën e tij në Australi, transmeton AS.

Fundamenti

Assange ka qëndruar në ambasadën ekuadoriane në Londër për nëntë muaj dhe Barnes shtoi se zgjedhjet nuk përbënin një strategji ligjore nga ana e Assange për tu kthyer në Australi.

Por kritikët thonë se nëse Assange fiton një vend në senat, ai do të gëzojë privilegjet parlamentare, të cilat mbrojnë politikanët ndaj veprimeve juridike.