United Hospital

West Ham hyn fuqishëm në garë për Xhakën, gati 15 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Klubi anglez, West Ham United raportohet se është skuadra më e fundit që i është bashkuar garës së zjarrtë për transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Sipas medieve britanike, “Çekanët” janë të vendosur për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit dhe tashmë kanë përgatitur një ofertë konkrete që i përgjigjet kërkesës së Bayer Leverkusenit.

Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro, një shumë që përputhet me vlerësimin që Leverkuseni i ka bërë kartonit të Xhakës, i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2028.

FIDANISHTJA

Ditëve të fundit, interesimi për kapitenin e Zvicrës është shtuar ndjeshëm. Në garë për të janë përmendur emra të njohur si Sunderland, Inter, Fenerbahçe, Crystal Palace, Nottingham Forest, Fulham, si dhe dy gjigantë italianë, Juventus dhe Milan.

Ndërkohë, skuadra saudite Neom SC, e cila para pak ditësh ishte një nga ofertuesit seriozë, është tërhequr nga bisedimet për shkak të kërkesave financiare të Leverkusenit.

Xhaka mbetet një nga emrat më të nxehtë të këtij afati kalimtar, dhe vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret në ditët në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.