Werder Bremen interesohet për Abrashin
Amir Abrashi është bërë lojtar i rëndësishëm i Grasshoppersit, me të cilin po shfaq paraqitje impresionuese. Kjo ka bërë që mesfushori defanziv shqiptar të zgjojë interesim të skuadrave nga jashtë Zvicrës, sidomos në Gjermani.
Sipas uebfaqes 4-4-2.com, për futbollistin kosovar interesim ka shprehur Werder Bremeni. Gjithashtu, atë e pëlqen edhe klubi tjetër nga Bundesliga, Bayer Leverkusen, por edhe gjiganti zviceran – Basel.
23 vjeçari, i cili së fundmi iu bashkua Kombëtares shqiptare, ka kontratë me Grasshoppersin deri në vitin 2015, por ai mund të largohet qysh në janar.
Lojtari është i impresionuar me ekipet që luajnë në Ligën e Kampionëve, kështu që me këtë rast, përparësi kanë Leverkuseni dhe Baseli.
Nëse jo gjatë dimrit, Abrashi mund të transferohet në një klub më të madh gjatë verës së vitit të ardhshëm.


