Fundamenti

Wayne Rooney sërish baba, Coleen pret një tjetër djalë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Angli – Futbollisti Wayne Rooney do të bëhet sërish baba. Lajmi bëhet i ditur nga bashkëshortja e tij Coleen përmes rrjetit social Twitter.

“Më pëlqeu shumë të shikoja në ekografi fëmijën tonë të dytë. Kemi vendosur të zbulojmë edhe seksin, është një mashkull. Jam shumë e emocionuar.”- shkruan ajo në Twitter.

Uji Dea

Kështu bomberi i Manchesterit është në pritje të djalit të tij të dytë. Por çifti nuk do të ndalet me kaq, pasi bashkëshortja e tij ka deklaruar pak kohë më parë se do t’i pëlqente të kishte 4 fëmijë dhe të ishte një nënë me kohë të plotë. (BW)