Wallstrom: E ardhmja e Kosovës është në Evropë

Ajo më tej, ka thënë se Kosova duhet te punojë në këtë drejtim, në mënyrë që ta arrijë edhe liberalizimin e vizave.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, e cila po qëndron në Kosovë, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin e Evropian, raporton “Zeri.info”.
“Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është ne Evropë. Ne po punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar ajo, në një konferencë për media, bashkë me ministrin e jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.
Ajo më tej, ka thënë se Kosova duhet te punojë në këtë drejtim, në mënyrë që ta arrijë edhe liberalizimin e vizave.
Por, Wallstrom ka theksuar se për liberalizim duhet përmbushur dy kushtet, luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi./Zëri