Fundamenti

VV: Tenderët e papërgjegjshëm të asfaltimit rrugor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! , të premten ka realizuar një aktivitet në lagjen “Te Gjinollët”, rruga që ndërlidh qendrën e qytetit me tregun e gjelbër dhe në hapësirën ku janë të lokalizuara shumë biznese të vogla e të mesme, të cilat kanë rëndësi edhe në arkëtimin e tatimeve për komunën e Gjilanit.

Aktivistët me një sprej të bardhë kanë ngjyrosur rrugën e cila është asfaltuar radikalisht pa përgjegjësi dhe pa cilësi, duke shënuar parullën “Trashësia e këtij asfalti është 1 cm. Mateni nëse nuk besoni!”, duke kritikuar komunën për mirëmbajtjen tepër të dobët të rrugëve, e veçmas Drejtorinë për Shërbime Publike dhe në përgjithësi pushtetin komunal që po hap tenderë dhe po e dëmtojnë buxhetin e komunës pa mbikëqyrje të punimeve të kryera.

Asfaltimi jocilësor i kësaj rruge është bërë me trashësi minimale rreth 1 cm, që dëmtohet edhe me shputat e këmbësorëve, e lëre më pas kalimit të veturave dhe mjeteve të tjera automobilistike.

Mobi Casa

Ky asfalt është shtruar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë muajit janar thuajse ka filluar të prishet. Kemi informata zyrtare nga komuna, se asfaltimi i kësaj rruge është bërë pa projekt dhe “shkel e shko”.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me këtë aksion kritikon mënyrën se si po realizohen punimet e asfaltimit, rregullimit të trotuareve dhe në punimet e tjera në infrastrukturë (kanalizim, ujësjellës, sinjalizim horizontal etj.) në komunën e Gjilanit, duke adresuar fajin direkt tek autoritetet komunale që po bëhen shumë të papërgjegjshme, duke bërë që të pranohen dosido punimet në infrastrukturë, pa përfshirë kërkesat teknike dhe kontraktuale, duke ia lënë operatorit ekonomik dhe tenderuesit fitues, apo edhe operatorit fiktiv, në vullnetin e tij për të caktuar trashësinë e asfaltimit dhe cilësinë e punimeve në rrugë.

Ne kemi gjetur se shumë projekte me financim të komunës dhe ndonjëherë edhe të Qeverisë në bashkëfinancim, janë përgjysmë me vite të tëra, është bërë asfaltimi mjaft keq dhe duke mos u finalizuar kurrë shtresat e parapara rrugore; duke mos u mbikëqyrur këto projekte se si janë kryer deri më tani dhe duke mos shikuar asnjëherë se çfarë ka mbetur pa u rregulluar në përputhje me kontratën e bërë. Shembull i freskët mbetet lagjja “Te Gjinollët”, lagjja “Dardania 1 dhe 2”, etj. ku asfaltimi është bërë kuturu, joprofesionalisht, pa cilësi dhe pa asnjë kriter bazë thuhet në njoftimin e kësaj qendre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.